Europianët kërkojnë të drejtën për rrymë energjitike të pastër e të përballueshme

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN


Text sizeAa Aa

Opinionet e shprehura në artikujt e kategorisë ‘Pikëpamje’ i përkasin vetëm autorit.

Qindra organizata, aktivistë dhe ligjbërës do të mblidhen javën e ardhshme në Forumin e së Drejtës për Energji, ngjarja e përvitshme më e madhe për varfërinë energjetike në Europë, për të ndarë idetë dhe përvojat e tyre, si dhe të zbulojnë mënyra të reja sesi të çrrënjosin një prej çështjeve më urgjente të këtij viti.

Emergjenca e kësaj situate, nxitur edhe më shumë nga kriza e çmimit të gazit si dhe sosja e durimit për shkak të politikave të papërshtatshme, i ka dhënë zemër shumë personave që të ngrihen kundër një sistemi energjetik që po dështon.

Europa po përjeton ‘ndërprerje dimërore’: më të rëndat të regjistruara ndonjëherë. Por edhe përpara se kriza energjetike të pushtonte faqet e para të të gjitha mediave, më shumë se 50 milionë europianëve iu duhej të zgjidhnin midis të paguanin për ngrohje apo për të ngrënë.

Më shumë se rritje çmimi

Varfëria energjetike është pabarazi e strukturuar, e cila i ka bazat në strehimin e pasigurt dhe joefikas si dhe një sistem energjetik i padrejtë që ndikohet nga të përfitimet.

Vetëm në Francë, 12 milionë persona jetojnë në shtëpi të pasigurta. Një në katër familje në mbarë Europën vuajnë nga mungesa e ndriçimit të mirë dhe ngrohja në shtëpitë e tyre.

Kriza e çmimit të gazit e këtij dimri nxori në pah varfërinë energjetike, ndërsa liderët e BE nuk ia kanë dalë dot të gjejnë gjuhën e përbashkët për të zgjidhur situatën dhe deri më tani vetëm kanë dhënë ndihma ekonomike të përkohshme për familjet më të cenuara.

Teksa udhëheqësit rreken të gjejnë zgjidhje afatshkurtra, nga ana tjetër organizatat po sjellin ndihmë konkrete për vite me radhë.

Nëse i hedhim sytë nga Europa, vërejmë se vetëm pak vende kanë aplikuar masa mbrojtjeje për të parandaluar rritjen e borxhit të energjisë të konsumatorit, apo të kufizojnë shkëputjen e rrymës elektrike.

Katalonja, rast studimi

Cristinës, e cila jeton në Barcelonë bashkë me tri vajzat e saj, iu dyfishua fatura e energjisë elektrike në një hark kohor prej disa muajsh. Të ardhurat bazë që ajo merr nga qeveria nuk janë të mjaftueshme për ta përballuar këtë rritje.

Ajo e ka provuar njëherë se çdo të thotë varfëri energjetike gjatë krizës së vitit 2008, kohë kur humbi vendin e punës dhe shuma që i detyrohej autoriteteve për konsumimin e energjisë tejkaloi €1,000. Ajo vendosi t’i bashkohej Aleancës Kundër Varfërisë Energjetike (APE), një organizatë që sfidon sistemin mbizotërues të energjisë dhe denoncon arsyet kryesore të varfërisë energjetike.

Puna e APE ka qenë jashtëzakonisht e suksesshme dhe ka sjellë ndryshime të rëndësishme politike, ku vlen të përmendet rasti i vitit 2015 kur parlamenti i Katalonjës e bëri jashtëligjshme ndërprerjen e rrymës elektrike për familjet e cenuara.

Në 2021, APE drejtoi një fushatë të suksesshme e cila shkriu borxhin e rreth 35 mijë familjeve.

Krahina spanjolle është shembulli më i mirë sesi të gjithë së bashku mund të bashkëpunojmë që ta kthejmë të drejtën për energji të të pandërprerë elektrike në një të drejtë themelorë në gjithë Europën, dhe të sfidohen kompanitë e mëdha të cilat arrijnë të sigurojnë të ardhura marramendëse në mesin e një krize humane.

Koha për të ri-balancuar

Një studim i Global Witness ka zbuluar sesi prodhuesit e mëdhenj të gazit po vazhdojnë të mbushin xhepat, teksa miliona qytetarë nuk arrijnë dot as të ngrohin shtëpitë e të gatuajnë.

Ndryshimi midis ‘ndërprerjeve dimërore’ dhe shifrave rekord të përfitimeve financiare në kurriz të çmimeve të luhatshme të Europës, tregojnë qartazi nevojën për një sistem energjetik që vendos popujt dhe planetin tonë përpara përfitimeve financiare.

Lëvizje të ndryshme dhe iniciativa solidariteti po lulëzojnë në forma të ndryshme, që nga sindikatat që kërkojnë t’i jepet fund një modeli të dështuar tregu, deri tek komunitetet e reja të energjisë së ripërtëritshme.

Ky vit mund të arrijë majat për sa i përket efikasitetit të energjisë elektrike dhe largimit nga djegia e lëndëve djegëse fosile, për të sjellë riformim dhe programe të reja që do të bëjnë më të përballueshme faturën e energjisë elektrike për familjet e varfra. BE u zotua për Paktin e Gjelbër, i cili ‘nuk do linte askënd pas’, por duket se as nuk i është përafruar premtimit të dhënë.

Ka ardhur koha që të de-karbonizojmë Europën dhe të shpëtojmë nga djegia e lëndëve djegëse fosile.

 

Kieran Pradeep është aktivist i fushatës “Miqtë e Tokës në Europë” e cila trajton problematika për energjinë si dhe koordinator i Koalicionit “E drejta për Energji”.


LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here



Etiketimet

BE në kërkim të unitetit, pengesa për paketën e gjashtë të sanksioneve

Një kompromis i vështirë do të duhet të arrihet të hënën dhe të martën e ardhshme për paketën e 6-të të sanksioneve ndaj Rusisë....

Policët duan psikologë, profesion me risk të lartë për gjendje stresi

Përfshirja e policëve në sjellje agresive edhe me pasoja të rënda, ka bërë që ekspertët të kërkojnë monitorim psikologjik të tyre. Vetëm këtë javë...

Pallati në Vlorë rrezikon të shembet, banorët: Është ndërhyrë në strukturë

Punimet në strukturën e katit të parë të një pallati parafabrikat në Vlorë rrezikojnë shembjen e ndërtesës 5-katëshe. 40 familje jetojnë në këtë pallat. Leja...

TË FUNDIT

BE në kërkim të unitetit, pengesa për paketën e gjashtë të sanksioneve

Një kompromis i vështirë do të duhet të arrihet të hënën dhe të martën e ardhshme për paketën e 6-të të sanksioneve ndaj Rusisë....

Policët duan psikologë, profesion me risk të lartë për gjendje stresi

Përfshirja e policëve në sjellje agresive edhe me pasoja të rënda, ka bërë që ekspertët të kërkojnë monitorim psikologjik të tyre. Vetëm këtë javë...

Pallati në Vlorë rrezikon të shembet, banorët: Është ndërhyrë në strukturë

Punimet në strukturën e katit të parë të një pallati parafabrikat në Vlorë rrezikojnë shembjen e ndërtesës 5-katëshe. 40 familje jetojnë në këtë pallat. Leja...

Dy të mitur mbyten në liqenin e Prushit në Tiranë

Dy të mitur të moshës rreth 12 vjeç janë mbytur në një liqen në periferi të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të zonës së...

Zv.rektorja e Vlorës pro vendimit për mesataren: Po ulej numri i studentëve

Zv.rektorja e Universitetit të Vlorës e cilësoi të drejtë vendimin për uljen e mesatares nga 7.5 në 6.5, për maturantët të cilët duan të...