English

Pilotët e Lufthansës ndërpresin grevën, rikthehen fluturimet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sindikata përfaqësuese e pilotëve të linjës ajrore gjermane Lufthansa ka përfunduar brenda 24 orëve grevën e nisur për paga më të larta.

- Advertisement -

Pilotët të cilët thanë se do ishin në grevë gjatë gjithë fundjavës pasi drejtuesit refuzuan kërkesat për rritje page u kthyen në normalitet.

Prishja e orareve mund të sjellë sërish vonesa. Greva ja doli të anulojë 800 fluturime.

Sindikata e ekuipazhit të fluturimit akuzoi Lufthansa-n se dështoi të përmirësonte ofertën e saj të mëparshme, “duke mos u lënë pilotëve zgjidhje tjetër veçse të hynin në grevë për të përmbushur kërkesat e tyre”, raporton AP.

Kompania tha se ofroi një rritje lineare prej 900 euro, që përfaqëson një rritje prej pesë për qind për pilotët e vjetër dhe një rritje prej 18 për qind për ata që sapo kanë filluar karrierën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?