English

Pioli e mbyll me Milanin, trajneri i ri në “dorën” e Ibrahimoviç

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pas 5 vitesh nën drejtimi ne skuadrës, qëndrimit të Piolit në San Siro i ka ardhur fundit, me teknikun që ndeshje ne fundit nën drejtimin e kuqezinvje ka atë ndaj Salernitanës më 25 maj. Drejtuesit kanë marrë vendimin për të ndërperë bashkëpunimin me italianin, i cili e drejtoi skuadrën në 5 sezone, ku arriti të fitojë vetëm 1 trofe, atë të titullit kampion në Serinë A në sezonin 2021-2022.

- Advertisement -

58-vjeçari nuk arriti të bindë krerët për të vijuar më tej, pasi performance e tij dhe e skuadrës nuk ishte ajo e pritura gjatë këtij sezoni që ka dhe 1 javë për t’u luajtur. Ai u eliminua nga Champions, më pas Europa League, nuk arriti të fitojë dot kupën, si dhe në kampionat u rendit në vendin e dytë, duke i garantuar kuqezinjve pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve në sezonin pasardhës.

Prej muajsh tashmë ësht përfolur për largimin e tij e madje për emrat të cilët mund ta zëvendësojnë në krye të pankinës, ku herë është përmendur emri i Lopetegui apo dhe Antonio Conte, por asgjë nuk është zyrtare. Trajneri i ri do të zgjidhet nga këshilltari i presidentit të skuadrës, ish-lojtari kuqezi Zlatan Ibrahimoviç.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?