Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, është paraqitur ditën e sotme në SPAK.
Gjatë fjalës së tij para kamerave pranë Prokurorisë së Posaçme, Ndreu tha se do të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme sa herë që ta thërrasin.
Ai tha se nuk ka asnjë elementë të shpërdorimit të dëtyrës për të cilin mund ta kenë thirrur dhe shtoi se nuk besonte se ndaj tij do të ngrinin akuza.
“Kemi zgjidhur një problem madhor, por si ka shkuar përshtat PD-së së Lezhës. Jam person në hetim po nuk jam i akuzuar. Nuk ka lidhje me lënien e mandati. Ajo që kam bërë unë është shërbim ndaj komunitetit.
Shpërdorimi i detyrës kërkon xhirimin e fitimeve për veten apo për të tjerët, një dëm që i është shkaktuar shtetit apo të tjerëve, gjë që nuk ekziston në asnjë nga këta elementë. Sa herë të më thërrasin do të jem këtu.
Sa herë të më thërrasin do të jem këtu, sidomos për rastet kur fakti ka lidhje me një shërbim në komunitet, më kanë në çdo orë të ditës e natës. Jam mbështetës i kësaj prokurorie e gjykate, kështu që nuk kam dilema për atë punë.
Kanë bërë shumë mirë që më kanë thirrur, t’i sqarojmë gjërat. Kam ardhur se më ka thirrur SPAK. Nuk e shoh të arsyeshme që të ngrenë akuza, por nëse do ngrenë, do përballemi”, tha Ndreu.
LEXONI GJITHASHTU:
- Spahiu: Berisha t’i kërkojë falje Pjerin Ndreut që e akuzoi për vrasjen në Shëngjin
- Pjerin Ndreu përgëzon policinë për zbardhjen e vrasjes së Ardian Nikulaj