English

Pjesë e bandës së Lazaratit që vrau efektivin, kush është i arrestuari për atentatin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia e Shkodrës ka arritur të zbardh atentatin e ndodhur në lagjen “Zdrale” mesditën e 30 gushti, ku u vra teksa konsumonte kafe në një lokal 30-vjeçari Elis Roshkodoli.

- Advertisement -

Në pranga përfundoi shtetasi Xhulio Malo, i cili dyshohet se është personi që ka siguruar logjistikën e personave që kryen krimin.

26-vjeçari akuzohet për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”, kryer në bashkëpunim.

Malo rezulton një person me precedentë të mëparshëm penal, ku është arrestuar në vitin 2015 si pjesë e grupit të zjarrit në Lazarat, gjatë përballjes me policinë ku u vra efektivi Ibrahim Basha.

Asokohe 17-vjeçar, malo ishte një anëtar i bandës së Lazaratit dhe merrej me sigurimin e armëve dhe municioneve. Madje, ditën e vrasjes së efektivit, ai u kap në orët e para me një arsenal armësh, dhe më pas ka qenë bashkëpunues me grupin hetimor. Akuza bëri me dije se kqyrja e telefonit të 17-vjeçarit zbuloi anëtarët e tjerë të bandës që vranë efektivin.

Duket se pas kryerjes së dënimit, Malo iu rikthye sërish aktivitetit kriminal duke qenë protagonist i atentatit në Shkodër.

Në lidhje me vrasjen e Roshkodolit u identifikuan dhe u shpallën në kërkim, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”, kryer në bashkëpunim, shtetasit J. Xh., 31 vjeç, V. Xh., 38 vjeç dhe D. M., 42 vjeç.

Nga hetimet dyshohet se këta 4 shtetas kanë organizuar dhe kanë kryer vrasjen e shtetasit Elis Roshkodoli.

Policia zbuloi gjithashtu një garazh në territorin e bashkisë Tiranë, që iu shërbente 4 shtetasve, si bazë kriminale për të fshehur automjete e trafikuara, të cilat do të përdoreshin gjatë kryerjes së atentateve.

Rroshkodoli. Paraditen e 30 gushtit 2024, 36 vjeçari po qëndronte në një lokal në lagjen “Ahmet Haxhia” kur persona të maskuar janë afruar me makinë dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash drejt tij.

36-vjeçari u qëllua me 18 plumba teksa po konsumonte kafe në një lokal në rrugën “Isuf Sokoli” në lagjen Zdrale të qytetit. Në momentin e atentatit, Roshkodoli ishte i vetëm në tavolinë.

36-vjeçari është një person me precedent të theksuar kriminal. Më datë 22 prill të vitit 2023 ai ka plagosur me thikë pronarin e një lokali në Bukuresht të Rumanisë.

Roshkodoli e ndoqi biznesmenin rumun rrugës kur ai po kthehej në banesë dhe e goditi me mjet prerës në një pritë. Biznesmeni Jean Sasu, u transportua në spital ku mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Gjithashtu 36-vjeçari rezulton i akuzuar nga autoritetet belge për përfshirje në një grup të rrezikshëm kriminal që merrej me grabitje.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?