English

Pjesë e grupit të Laert Haxhisë, GJKKO lë në burg të ekstraduarin Kristi Bixhaku

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pas ekstradimit nga Holanda, Kristi Bixhaku doli për herë të parë para GJKKO për t’u njohur me masën e sigurisë arrest në burg.

- Advertisement -

SPAK kishte zbuluar prova që e çojnë 30-vjeçarin në konsumimin e veprave penale të  “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, “Sigurimi i kushteve materiale për të kryer vrasje”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe ”Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

30-vjeçari i cili sipas SPAK është pjesë e grupit të Laert Haxhisë, akuzohet se ka siguruar lëndën shpërthyese që është vendosur në shtëpinë e Bujar Turkut, në datë 31 dhjetor të vitit 2022. Po ashtu ai akuzohet edhe për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje ndaj Genci Hida.

Kristi Bixhaku rezulton i ndaluar në 2021 si autor i dyshuar i vrasjes së Fridman Xhaferajt në Korçë, por që  më pas u lirua pasi nuk u provua përfshirja e tij. Pas njohjes së masës së sigurisë arrest ne burg Bixhaku po qëndron në ambientet e paraburgimit 313.

SPAK arriti të zbulojë skuadrën e Laert Haxhisë ku u zbardhen 6 vrasje, 5 raste të shkatërrimit të pronës me eksploziv, 3 raste të vjedhjes me dhunë, 3 raste të sigurimit të kushteve dhe mjeteve për kryerjen e vrasjeve, 1 rast i kanosjes së punonjësve të policisë, ngjarje këto të ndodhura në disa qytete të vendit, si edhe zbardhen e 2 vrasjeve të kryera në Greqi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?