English

Pjesë e grupit të strukturuar kriminal, arrestohet në Tiranë 38-vjeçari (Emri)

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Adrian Cenaj alias Dedja i akuzuar nga GjKKO-ja, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, është arrestuar këtë të enjte në Tiranë.

- Advertisement -

38-vjeçari akuzohet për sigurim të mjeteve/kushteve për të kryer vrasje. Ndaj tij është vendosur masa e sigurisë “Arrest me burg”.

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 12”, lokalizoi në Tiranë, kapi dhe vuri në pranga shtetasin e shpallur në kërkim A. C. (D.), 38 vjeç, i lindur në Kukës.

Gjykata e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 11.07.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe kryerje të veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?