English

PL: Strehimi është kthyer në luks, po nxit largimin e të rinjve jashtë vendit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Partia e Lirisë thotë se kriza e strehimit në Shqipëri është përkeqësuar, duke e cilësuar si një nga faktorët që po shtyn të rinjtë të largohen nga vendi.

- Advertisement -

Partia e Lirisë deklaron se kriza e strehimit në vend është përkeqësuar, duke e cilësuar si një nga faktorët që po shtyn të rinjtë në largohen jashtë vendit.

“Apartamentet në Tiranë janë më të shtrenjta se në Milano, ndërkohë që pagat janë ndër më të ulëtat në Evropë. Të rinjtë që sapo nisin jetën familjare e kanë të pamundur të blejnë apo të marrin me qira një shtëpi në zonat urbane. Edhe kur ia dalin të marrin një kredi, kostot janë të jashtëzakonshme. Ata mbeten peng i mikrokredive dhe borxheve”, tha Brunilda Haxhiu, zv. Sekretare e Përgjithshme e PL.

Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu akuzoi qeverinë për thellimin e kësaj krize.

“Qeveria Rama nuk e ka zgjidhur problemin e strehimit, por përkundrazi e ka rënduar atë, edhe pse biznesi i betonit ka lulëzuar në Shqipëri. Në kryeqytet ka mijëra apartamente të pashitura, sepse ndërtimi nuk po përdoret si mekanizëm strehimi, por si mjet për pastrimin e parave të pista”, u shpreh ajo.

Sipas Haxhiut, partia e lirisë propozon një program të qartë për subvencionimin e strehimit dhe ndërtimin e banesave sociale.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?