English

Placido Domingo infektohet nga coronavirusi COVID-19

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Këngëtari i njohur spanjoll, 79-vjeçari, Plaçido Domingo, do të vetizolohet bashkë me familjen e tij, për shkak se ka rezultuar i infektuar me coronavirusin COVID-19.

- Advertisement -

“E ndiej që është detyra ime morale të njoftoj se analizat për COVID-19 kanë dalë pozitive. Unë dhe familja jemi vetizoluar për sa kohë të na kërkohet nga mjekët”, deklaroi ai në rrjete shoqërore.

Domingo tha se kishte pasur kollë dhe temperaturë, simptomat tipike të COVID-19, para se të merrte rezultatet e testit, të cilat dolën pozitive.

“Tani jemi të gjithë mirë, por kam pasur temperaturë dhe kollë, para se të vendosja të bëja analizat, të cilat dolën pozitive. U bëj thirrje të gjithëve të bëjnë shumë kujdes, të ndjekin rregullat bazë e të ruajnë distancës prej 2 metrash nga njëri-tjetrin”, u këshilloi Domingo ndjekësve të tij.

Ai u bëri thirrje të gjithëve që të bashkëpunojnë për ta ndaluar këtë virus që ka shkaktuar krizë botërore.

“Mund ta luftojmë të gjithë bashkë këtë virus dhe krizën botërore, që t’i kthehemi normalitetit të përditshëm. Ju lutem, ndiqni udhëzimet nga qeveritë përkatëse dhe rregulloret që janë dhënë për të qëndruar të sigurt, duke mbrojtur kështu jo vetëm veten, por të gjithë komunitetin”, tha Domingo.

Placido Domingo është një nga këngëtarët më të njohur në botë në fushën e operas, dirigjent dhe administrator. Ai njihet për larminë e gjuhëve në të cilat interpreton, që nga italishtja, frëngjishtja, gjermanishtja, spanjishtja, anglishtja dhe rusishtja.  

Spanja është vendi i dytë më i prekur në Europë dhe i treti në botë. Qeveria vendase është duke marrë masa të ashpra për të kufizuar qarkullimet, ndërkohë që vendi numëron 28.603 të infektuar dhe 1756 të vdekur.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?