English

Plagosën rëndë një shtetas në Mirditë, arrestohen 3 vëllezër

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Tre vëllezër në Mirditë kanë rënë në prangat e Policisë, pasi rreth një vit më parë plagosën rëndë një shtetas duke e goditur me sende të forta.

- Advertisement -

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se bëhet fjalë për shtetasit E. M., 36 vjeç, M. M., 33 vjeç dhe L. M., 29 vjeç, banues në Thirrë, Mirditë.

Gjykata e Lezhës i ka caktuar këtyre shtetasve masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”.

Njoftimi i Policisë:

DVP Lezhë/Në zbatim të masave të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, u finalizua operacioni policor i koduar “Brothers”.

Akuzohen se plagosën rëndë një shtetas, rreth 1 vit më parë, në Mirditë, duke e goditur atë me sende të forta, për motive të dobëta, kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas (vëllezër).

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda i  DVP Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mirditë dhe me FSK-në, finalizoi operacionin e koduar “Brothers”. Si rezultat i këtij operacioni u ndaluan shtetasit në kërkim:

  1. M., 36 vjeç, M. M., 33 vjeç dhe L. M., 29 vjeç (vëllezër), banues në Thirrë, Mirditë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë i ka caktuar këtyre shtetasve masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim”, pasi dyshohet se më datë 12.05.2023, në Fan, Mirditë, kanë goditur me sende të forta shtetasin B. N., për motive të dobëta.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?