Një 40 vjeçar me inicialet B.B., është arrestuar këtë të diel, pasi gjatë një konflikti të dyshuar për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës 34-vjeçarin H.SH.
Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, rreth orës 18:00 pranë zonës së Farkës.
I plagosuri është dërguar menjëherë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit se në Farkë, rreth orës 18:00, kishte ndodhur një konflikt gjatë të cilit ishte dëmtuar me mjet prerës një shtetas, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u arrestua shtetasi B. B., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 88 dhe 279 të Kodit Penal.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 40-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës shtetasin H. Sh., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
- Policja u vetëvra me armën e shërbimit, policia arreston një 28-vjeçar në Kamëz
- Plagosi 28-vjeçaren, ndërsa lëvizte me makinë në krahë të kundërt. Arrestohet i riu