Është shoqëruar në polici një person në Korçë. Ai dyshohet se gjatë një konglikti ka plagosur me sende të forta një 65-vjeçar.
“Mbrëmjen e sotme, në lagjen nr. 15, shtetasi S. B., dyshohet se ka dëmtuar me mjete të forta shtetasin K. M., rreth 65 vjeç, i cili u dërgua për mjekim në spital.
Autori i dyshuar i ngjarjes ndodhet i shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”,-thuhet në njoftimin e policisë.