English

Plagosi me thikë 46-vjeçarin në Bajram Curri, arrestohet i riu

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia këtë të enjte pasi plagosi me thikë një 46-vjeçar. Ngjarja u regjistrua një ditë më parë (12 mars) në qytetin e Bajram Currit.

- Advertisement -

Sipas njoftimit të uniformave blu i riu akuzohet për plagosje dhe mbajtje të armëve të ftohta pa leje.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për plagosjen me thikë të shtetasit A. M., bëjmë me dije se në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tropojë, ndaluan shtetasin F. S., 19 vjeç, banues në Tropojë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se dje, në qytetin e Bajram Currit, ky shtetas ka plagosur me mjet prerës thikë, për motive të dobëta, shtetasin A. M., 46 vjeç, banues në Tropojë, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Mjeti prerës (thikë) me të cilin dyshohet se është kryer plagosja, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?