Forcat e policisë kanë gjetur armën e zjarrit me të cilëin 17-vjeçari A.Gj plagosi këtë të hënë në Laç 15-vjeçarin L.Rr.
Arma ishte hedhur nga autori në një parcelë toke, në afërsi të një ure në Sanxhak.
Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i armës së zjarrit si dhe disa fishekëve luftarakë të cilët iu gjetën në dhomën e tij gjatë kontrollit të banesës.
Shtetasi A. Gj. u arrestua në flagrancë për veprat penale ” Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve luftarake”.
Ngjarja ndodhi rreth orës 12:20 në lagjen nr.4 në Laç, jashtë rrethimit të gjimnazit, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.
LEXONI GJITHASHTU