English

Plagosja në Lushnjë, flet babai i autorit: S’e ka bërë ai, ka 2 javë në Greqi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

I ati i autorit të dyshuar për plagosjen e Bajame Sejenës në Lushnje thotë se ngjarja është inskenuar nga vetë familja Sejena.

- Advertisement -

Një ditë pas plagosjes së 60-vjeçares, ka folur për mediet Shaip Hasalla, i ati i Armand Hasallës.

Ndonëse ky i fundit është autori i dyshuar nga policia për plagosjen e 60-vjeçares, i ati ka mohuar që djali i tij të jetë i përfshirë.

Sipas tij, Armand Hasalla është prej dy javësh në Greqi.

Plagosja me armë zjarri ndodhi pasditen e djeshme në fshatin Garunjas të Lushnjës, ku u qëllua në drejtim të mjetit tip “Volkswagen”.

Nga të shtënat Bajame Sejena mbeti e plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ajo është e motra e Kastriot Hasallës, i cili vrau dy vite më parë Romeo Hasallën pas një konflikti për tokën.

Toka me sipërfaqe prej dy hektarësh ka qenë prej kohësh “molla e sherrit” mes kushërinjve të largët.

Përplasjet mes tyre kulmuan në vitin 2021, kur Kastriot Hasalla qëlloi me armë zjarri ndaj kushërinjve të tyre, duke lënë të vdekur 30-vjeçarin, Romeo Hasalla dhe të plagosur Shaip Hasallën së bashku me dy djemtë e tij, Emiljano dhe Laert Hasallën.

Asokohe për ngjarjen u arrestua edhe Afrim Hasalla, por më pas u la i lirë pasi Kastriot Hasalla u vetëdorëzua në polici duke pranuar krimin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×