English

Plani ekonomik i Ramës për COVID-19, Tabaku: Buxheti ka para, por janë për oligarkët jo për shqiptarët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku përmes një statusi në faqen e vet në Facebook e quan demagogji planin e parashtruar nga kryeministri një ditë më parë për përballimin e krizës që sjell COVID-19.

- Advertisement -

Sipas ish-deputetes, vetëm për këtë vit qeveria do paguajë për koncensionet 120 mln euro (14 mld lek) nga buxheti i shtetit dhe përbën 3.3 për qind të totalit të të ardhurave tatimore të pritshme të vitit 2019, siç janë ai i Laboratorëve me vlerë 13.6 mln euro, koncesioni i rrugës së Arbrit 21 mln euro, koncesioni i tre inceneratorëve që do t’i kushtojë buxhetit 18 mln euro.

“Plani i djeshëm i qeverisë prek 1.3% të GDP së vendit ndërsa ai i PPP-ve në Shqipëri është sa 12% e GDP-së së vitit 2019. Rama i propozon biznesit të vogël të marrë kredi për të mbuluar shpenzimet. Ndërkohë oligarkët e tij marrin 14 mld lek këtë vit nga buxheti i shtetit. Kontratat koncesionare për vitin e vështirë financiar 2020 janë rritur me 16% në raport me një vit më parë”, shkruan znj. Tabaku.

Ajo shprehet më tej se buxheti i shtetit ka para, por kontratat koncesionare të pezulluara mund të rialokohen fare mirë në nevojat dhe domosdoshmëritë për shpenzimet e shtuara spitalore, njerëzit dhe bizneset e vogla në nevojë urgjente për ndihmë nga shteti.

“Vetëm 2 javët e fundit janë zhvilluar 50 mln euro tendera. Vlerë kjo që mund të shkojë direkt për blerjen e tamponëve për testin. Qeveria mund të ndhmojë bizesin e vogël duke e shpëtuar nga taksat duke i anuluar parapegesën e taksave që është e padobishme në kushtet aktuale kur 100% e bizneseve të vogla dhe të mesme janë mbyllur. Qeveria nuk ka asnjë plan për 500 mijë punonjësve që punojnë në sektorin privat dhe as për punëdhënsit e tyre. Bizneset e vogla do të marrin 400$ kompensim në total nga qeveria, ndërsa oligarkët marrin 330 mijë euro në ditë”, shkruan znj. Tabaku.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?