English

Plani për paqe, palestinezët në protestë, përleshen me ushtrinë izraelite

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Palestinezët janë përleshur me ushtrinë izraelite në Betlehem të Bregut Perëndimor, për shkak të planit të presidentit Donald Trump, ndërkohë që deri më tani nuk ka raportime për të lënduar. Palestinezët kanë djegur goma dhe flamurin e Shteteve të Bashkuara, si dhe kanë hedhur sende të forta në drejtim të ushtrisë izraelite, e cila është kundërpërgjigjur më gaz lotsjellës.

- Advertisement -

Protesta ka pasur edhe në një kamp refugjatësh në Liban ku palestinez kanë djegur flamurin amerikan dhe atë izraelit. Propozimi i Presidentit të SHBA Donald Trump për të krijuar një shtet palestinez si pjesë planit të paqes në Lindjen e Mesme tërhoqi lëvdata nga izraelitët, nga ana tjetër, palestinezët dhe Liga Arabe e kundërshtojnë atë.

Mëngjesin e sotëm, të gjitha gazetat izraelite, me foton e presidentit Trump dhe kryeministrit të izraelit, Benjamin Netanyahu, pasqyronin lajmin e shumëpritur që mund ti jap fund konfliktit mes izraelitëve dhe palestinezëve. Nga ana tjetër, mediat ndërkombëtare kanë publikuar detajet e planit. Ai është hartuar nga administrata e presidentit Donald Trump, më saktë nga dhëndëri i këtij të fundit, Jeret Kushner. Plani parashikon njohjen e sovranitetit të Izraelit nga SHBA në disa pjesë të Bregut Perëndimor, përfshirë kolonitë e tij dhe pjesën dërrmuese të luginës së lumit Jordan.

Plani parashikon dyfishimin e territorit palestinez dhe do t’u sigurojë atyre një kryeqytet në lindje të Jerusalemit, ku presidenti Trump ka thënë se do të hapë një ambasadë. Sipas Organizatës për Çlirimin e Palestinës, plani iu jep palestinezëve kontroll të 15 për qind të asaj që e quajnë “Palestina historike”. Nga ana tjetër, Jerusalemi do të mbetet kryeqyteti i pandashëm i Izraelit, edhe pse palestinezët insistojnë që Jerusalemi Lindor në tërësi të bëhet kryeqytet i shtetit të tyre të ardhshëm.

Sipas planit, asnjë palestinez apo izraelit nuk do të zhvendoset nga tokat e tyre, gjë që sugjeron se kolonitë ekzistuese izraelite në Bregun Perëndimor do të mbeten. Ndërkohë, Izraeli do të punojë me Jordaninë për të garantuar që ‘status quoja’ aktuale në vendin e shenjtë, i njohur si Mali i Tempullit nga hebrenjtë dhe Al Haram al Sharif nga myslimanët, të ruhet. Kjo, pasi Jordania ka besimin fetar që administron objektin e kultit. Territori që do t’i jepet Palestinës në hartën e përgatitur nga Trump do të mbetet i paprekur për një periudhë 4-vjeçare, gjatë të cilës palestinezët do të mund të studiojnë marrëveshjen, të negociojnë me Izraelin dhe të përmbushin kriteret për krijimin e shtetit të tyre.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?