English

Plani për paqe në Lindjen e Mesme, Palestina kundërshton propozimin e Donald Trump

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka prezantuar planin e tij të shumëpritur të paqes në Lindjen e Mesme, duke premtuar se do ta mbajë Jeruzalemin si kryeqytetin e pandarë të Izraelit.

- Advertisement -

Ai propozoi atë që ai e quajti “një zgjidhje realiste” ajo e dy shteteve dhe tha që asnjë izraelit apo palestinez nuk do të largohen nga shtëpitë e tyre. Duke qëndruar përkrah kryeministrit të izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Trump tha se plani i tij “mund të jetë mundësia e fundit” për palestinezët “.

Palestinezët kanë kundërshtuar të gjithë propozimet e dala deri më sot Projektligji, i cili është mbajtur në fshehtësi, ë hartuar nga dhëndri i Presidentit Donald, Jared Kushner.

I quajtur nga disa si “marrëveshje e shekullit”, plani synon të zgjidhë një nga konfliktet më të gjatë në botë. Izraeli ka falënderuar SHBA për propozimet e tij, por palestinezët e hodhën poshtë atë paraprakisht, duke e quajtur atë të njëanshëm.

Gjatë ditës së sotme, mijëra palestinezë protestuan në Rripin e Gazës , ndërsa ushtria izraelite vendosi përforcime në Bregun Perëndimor të zaptuar.

Palestina kundërshton propozimin e Trump

Udhëheqësi palestinez, Mahmud Abbas u zotua se plani i propozuar nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump nuk do të realizohet. Presidenti palestinez e quajti të njëanshëm planin e Trump duke thënë se palestinezët do të vazhdojnë të kërkojnë të drejtën e tyre për t’i dhënë fund pushtimit izraelit dhe themelimit të shtetit të Palestinës me kryeqytet Jeruzalemin Lindor.

Abbas mbajti një takim edhe me fraksionet e tjera palestineze, përfshi Hamasin, për të diskutuar mbi një kundërpërgjigje të mundshme ndaj planit të Donald Trump. 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?