Autoritetet kineze kanë zbuluar shkakun e pneumonisë misterioze. Një gazetë vendase njoftoi se elementi patogjen i pneumonisë virale së bashku me një motiv ende të panjohur është identifikuar si Koronavirus.
Sipas hetimeve paraprake, elementi patogjen tregon morfologjinë tipike të Koronavirusit dhe prania e tij është konfirmuar në 16 pacientë.
Në javët e fundit, 59 persona në Kinë janë prekur nga pneumonia kronike, 7 prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike për jetën. Ndërkohë, 8 pacientë të tjerë dolën nga spitali pasi nuk paraqisnin më simptomat.
Viruset Korona mund të shkaktojnë të ftohtë, por edhe sëmundje serioze me frymëmarrjen, siç është Sars.
Një treg në metropolin kinez të Vuhanit, ku shiten shpendë dhe kafshë, dyshohet se është vendi i origjinës së patogjenit kronik.
Që prej zbulimit tregu është mbyllur, por autoritetet janë të shqetësuara për rritjen e numrit të udhëtarëve me rastin e Vitit të Ri kinez. Në zonë ka pasur shumë paralajmërime.