Një shtetas shqiptar ka rënë në prangat e Policisë në Kretë në Greqi, pasi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një makine të parkuar në zonën e “Kainourgias Portas”.
Sipas mediave greke, ngjarja raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e së dielës dhe makina u godit në pjesën e pasme nga plumbat.
Ngjarja është denoncuar nga pronarët e makinës dhe policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar pasditen e sotme.
Sipas burimeve policore, ajo që ai ka pohuar në deklaratën e tij, përveçse ka pranuar atë që ka bërë, ka thënë në arsyetimin e tij se ka dashur të testojë armën për të parë nëse do të shkrepë.
Po ashtu bëhet e ditur se pas ngjarjes me makinën, ky person tentoi të kryente një grabitje në një dyqan, por nuk ia doli dhe u arrestua sot nga policia.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kakavijë, në 24 orë lëvizën 13 mijë persona në kufirin me Greqinë
- Autori i drejtoi armën, 31-vjeçari tentoi t’ia marrë, si u plagos shqiptari në Greqi