English

“Po jeton me bukë dhe ujë”, mbretit të kriptove nuk i sigurohet dieta vegane në burg

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sam Bankman-Fried, themeluesi i shkëmbimit të monedhave FTX ndodhet në burg që prej dhjetorit të vitit të kaluar. Ai akuzohet për mashtrime financiare të cilat kapin vlerën e 3.1 miliardë dollarë.

- Advertisement -

Avokati i tij thotë se klienti është duke vuajtur në burg, për shkak të mungesës së ushqimit dhe mezi po përgatitet për të dalë në gjyqin për mashtrim.

Ish-avokati i miliarderit, Mark Cohen, tha se mungesa e ushqimit adekuat në Qendrën e Paraburgimit Metropolitan të Bruklinit po pengonte aftësinë e klientit të tij për t’u përgatitur për gjyqin e tij, i cili është planifikuar të fillojë në tetor.

“Zoti Bankman-Fried po jeton me bukë dhe ujë”, tha avokati i tij.

Avokati Cohen tha gjithashtu se Bankman-Fried nuk ishte pajisur me ilaçin Adderall për çrregullimin e deficitit të vëmendjes hiperaktiv (ADHD) dhe se furnizimi i tij me ilaçet Emsam për trajtimin e depresionit ishte duke u mbaruar.

Gjyqtarja e Magjistraturës Sarah Netburn tha se do t’i kërkonte Byrosë së Burgjeve të Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së, e cila drejton burgun, të adresojë çështjet me mjekimin e zotit Bankman-Fried.

Ajo ishte “me besim të arsyeshëm” se objekti ofronte ushqim vegjetarian, por nuk ishte e sigurt nëse ushqimi vegan ishte i disponueshëm, shtoi gjykatësi Netburn.

Byroja e Burgjeve tha se të burgosurit kishin akses në kujdesin shëndetësor “të përshtatshëm”, ilaçe dhe vakte të ngrohta.

Gjatë seancës gjyqësore në Nju Jork të martën ai u deklarua i pafajshëm për shtatë akuza penale të përfshira në një aktakuzë të re.

Bankman-Fried, i cili më parë quhej “Mbreti i Kriptove”, u dërgua në gjykatë i veshur me mbajtëse këmbësh dhe një uniformë burgu ngjyrë bezhë.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?