Një 46-vjeçar është arrestuar në kuadër të operacionit policor të kodeuar “End”. Ai u kap në flagrancë teksa kujdesej për bimët narkotike që kishte mbjellë në fshatin Rreth Baz. Si pasojë e këtij operacioni policia ka nisur procedim edhe për kryeplakun e fshatit.
Gjithashtu policia ka njoftuar se ka asgjësuar nëpërmjet djegies dhjetëra bimë narkotike.
“Si rezultat i kontrolleve të imtësishme të kryera kundër kultivimit të bimëve narkotike, Komisariati i Policisë Mat finalizoi operacionin policor të koduar “End”. Në kuadër të operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi Dh. Gj., 46 vjeç, banues në fshatin Rreth Baz, i cili u kap në flagrancë teksa kujdesej për bimët narkotike që kishte mbjellë në pyllin e fshatit ku banonte.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasin R. D., kryetar i fshatit Rreth Baz.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme”,-thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Vodhi 2 automjete me anë të mashtrimit, arrestohet 26-vjeçari në Elbasan
- (EMRI) Zbulohet parcela me mbi 1200 rrënjë marijuanë, në Greqi arrestohet shqiptari