English

‘Po qarkullojnë sasi të mëdha droge’, eksperti tregon detaje rreth bandave

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

“Është një lidhje gjenetike e krimit të organizuar me pushtetin dhe politikën”.

- Advertisement -

Kështu u shpreh eksperti i sigurisë Ergys Muzhaqi në Euronews Albania, teksa komentoi ngjarjet e fundit kriminale në vend.

Sipas tij, në Shqipëri po lëvizim sasi të mëdha droge dhe sasi të mëdha parash, që sjellin edhe përplasjet mes bandave.

“Kjo është një situatë minimalisht e 5 viteve të fundit. Situata është përkeqësuar dhe rënduar. Kemi një situatë të rënduar, për shkak të sasive të madhe të lëndëve narkotike që qarkullojnë. Është një sasi e madhe parash. Është një lidhje gjenetike e krimit të organizuar me pushtetin dhe politikën”, u shpreh eksperti.

Ai u shpreh se pritet që situata pritet të përkeqësohet në të ardhmen dhe se bandat bashkëpunojnë edhe me struktura të Policisë së Shtetit.

“Këta të rinjtë që vriten me njëri-tjetrin e kanë hesapet e hapura me njëri tjetrin, brenda dhe jashtë vendit”, përfundoi ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?