English

“Po thyhet raporti prind-fëmijë”, sociologu për rastin në Shën Vlash: Mungon kultura

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sociologu Edmond Dragoti ka zbuluar në Euronews Now disa nga arsyet që mund të kenë inicjuar ngjarjen e djeshme  në Shën Vlash të Durrësit, ku Esmerald Balla vrau dhe hodhi në një pus trupin e babait.

- Advertisement -

Sociologu solli në vëmndje një prej psik-analistëve më të njohur, Zigmund Freud, i cili i ka mëshuar shumë raporteve të krijuara mes prindërve dhe fëmijëve në nivel psikologjik.

Sipas teorisë së këtij psik-analisti, fëmijët janë të prirur të jenë “xheloz” për mënyrën sesi prindi i gjinisë së kundërt sillet me prindin tjetër.

Në rastin e Fierit, sociologu tha se një prej arsyeve është një lloj “hakmarrje” që djali ka marrë për nënën që nuk jeton më, për shkak se i ati kishte zgjedhur një partnere të re.

“Është raport delikat prind-fëmijë. prindërit janë të bindur që kanë bërë gjithçka kanë mundësi për të mirën e fëmijëve të tyre, ndërsa kiëta të fundit nuk e kuptojnë, derisa bëhen prindër vetë. Sot janë bërë shumë të thyeshme këto raporte mes dy palëve, sidomos kur nuk njeh moshatarët me ata që fëmijua shoqërohet, nuk ke në dorë shumë gjëra. Prindi ndihet i frikësuar që nuk e ka në dorë situatën.”-sqaroi ai.

Sipas sociologut, një prej aspekteve kryesore që ndikon në ngërçin e krijuar mes raportit prind-fëmijë është zhvillimi teknologjik, i cili ka prishur edhe raportin emocional.

Në vazhdim të kësaj, Dragoti u shpreh se qeniet njerëzore janë të prirur që të vendosin limite për sjelljet e tyre dhe për këtë i vetmi “kapërcim” bëhet në rastet kur njerëzit shfaqin më tepër interes për ngjarjet kriminale, filmat me natyrë “të errët”, etj.

“Kryesisht është mungesa e një zhvillimi kulturor e një individi, familjes apo edhe komunitetit në tërësi. Kemi prirjen të shohim filma horror sesa filma romantik, jemi të prirur drejt çrregullimeve sociale. Fakti që nuk i bëjmë disa gjëra, për shkak të ekuilibrave emocional dhe atyre racional, sërish jemi të prirur të njohim pasojat e këtyre sjelljeve.” -u shpreh sociologu.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?