English

Po transportonte një ngarkesë sekrete, fundoset anija ruse në Mesdhe, 2 të zhdukur

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një anije ruse e sanksionuar, Ursa Major, është fundosur në Mesdhe pas një shpërthimi në bord, ndërsa transportonte një ngarkesë misterioze. Nga 16 anëtarë të ekuipazhit, 14 janë shpëtuar dhe transferuar në Kartagjenë, Spanjë, ndërsa dy rezultojnë të zhdukur.

- Advertisement -

Burime ukrainase dhe spanjolle sugjerojnë se anija po transportonte pajisje ushtarake tërhequr nga Siria pas rënies së Bashar al-Asad, ndërsa Rusia pretendon se ngarkesa përfshinte vinça të mëdhenj për ndërtimin e një akullthyese bërthamore.

Incidenti ndodhi në ujërat ndërkombëtare midis Spanjës dhe Algjerisë dhe besohet se shpërthimi nisi nga dhoma e motorit. Anija ishte në listën e sanksioneve amerikane që nga viti 2022 për lidhjet e saj me operacionet ushtarake të Rusisë.

Dyshimet janë se ajo mund të ketë pasur një ndalesë në bazën ruse në Tartus, Siri, për të mbledhur ngarkesa shtesë, përpara destinacionit të saj të deklaruar, Vladivostok. Ky incident ndodh mes tensioneve rajonale dhe tërheqjes së trupave ruse nga Siria, pas rënies së regjimit të Asadit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?