English

“Po tregon paaftësi”, PD-ja tjetër thirrje Ramës: Mirato paketën socio-ekonomike për qytetarët në nevojë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Partia Demokratike me anë të një deklarate për mediat ka reaguar për masat që po ndërmerr qeveria për t’u përballur me përhapjen e pamëshirshme të COVID-19 në Shqipëri. Selia blu thekson se ka përkrahur çdo masë agresive kundër përhapjes së shpejtë të coronavirusit, por ka zgjedhur të mos pajtohet me vendimin e qeverisë, sipas të cilit, lëvizja e automjeteve të atyre që janë në punë do të lejohet një orë në mëngjes dhe një orë pasdite, duke filluar nga dita e nesërme.

- Advertisement -

 Kjo masë shton Partia Demokratike nuk  i shërben zgjidhjes së situatës, por vetëm drejtorëve të kryeminsitrit Edi Rama.

“Partia Demokratike ka përkrahur çdo masë agresive kundër përhapjes së koronavirusit, por vendimi i fundit i qeverisë virtuale të Edi Ramës për qarkullimin e makinave nuk i shërben këtij qëllimi”,  thuhet në deklaratën e PD-së.

Sipas tyre, vendimi virtual i qeverisë shqiptare  tregon qartë paaftësinë në përballimin e gjendjes së krijuar.

“Lejimi i lëvizjes së automjeteve në mëngjes dhe 1 orë pasdite zgjidh vetëm lëvizjen me makinë të drejtorëve të Edi Ramës. Është një vendim që tregon paaftësinë e qeverisë në menaxhimin e situatës dhe pandjeshmërinë e saj”, thekson PD-ja.

Mes rreshtave, Partia Demokratike kërkon që kryeministri Edi Rama të mos kërkojë saktrifica vetëm të qytetarëve, por të hartojë menjëherë paketën e mbështetjes sociale dhe ekonomike për qytetarët në nevojë.

“Është koha që Edi Rama të mos kërkojë sakrifica vetëm nga qytetarët. Për të përballuar qendrimin e qytetarëve në shtëpi, shteti duhet të rimbursojë të plotë pagën e tyre. Në vend që të bëjë mjekun, sanitarin, policin apo ushtarin, Edi Rama duhet të bëjë tani Kryeministrin! Të miratojë paketën social ekonomike, që përfshin, ndër të tjera:

1-Riimbursimin e bizneseve

2-Rimbursimin e pagës së punonjësve

3-Ndihmën për të papunët dhe familjet në nevojë

Jeta e shqiptarëve nuk ka çmim!”, thekson PD-ja.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?