English

“Po zhbëhen vlerat e familjes”, Meta sulmon mazhorancën: Duan shpopullimin e vendit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat në lidhje me atë që ai e konsideroi si një sulm ndaj vlerave të familjes tradicionale nga mazhoranca socialiste.

- Advertisement -

Meta theksoi se ngjarjet e ditëve të fundit janë në shërbim të agjendës që sipas tij ka mazhoranca aktuale për të shpopulluar dhe shpërbërë Shqipërinë.

“Rilindja” i ka shpallur luftë dhe po bën çdo përpjekje për shkatërrimin dhe zhbërjen e vlerave të familjes. Ky është sulm  i drejtpërdrejtë kundër identitetit kombëtar sepse ky është thelbi i axhendës së qëllimshme të “Rilindjes” për shpopullimin dhe shpërbërjen e Shqipërisë. “Rilindja” synon të promovojë perversitetin dhe devijimin duke denatyruar dhe asgjësuar familjen shqiptare me “Prindi 1” dhe “Prindi 2”, duke tentuar në mënyrë kriminale dhe antikombëtare për të shndërruar vendin tonë në një fermë laboratorike të internacionales së surrogacisë. “Rilindja” nuk promovon asnjë vlerë të shëndoshë të familjes, shoqërisë dhe të kombit, por promovon shkatërrimin e familjes, promovon surrogracinë, stimulimin e abortit, promovon legalizimin e drogës dhe bixhozit, si dhe të çdo vesi që godet familjen shqiptare”, tha Meta.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?