Turistët u rreshtuan të shihnin statujën e Michelangelos, Davidin, në Firence, me shumë prej tyre që shprehën habi lidhur me polemikat që lindën lidhur me kryeveprën e Rilindjes italiane.
Drejtori i një shkolle në Florida të Shteteve të Bashkuara u detyrua të jepte dorëheqjen pasi prindërit e disa nxënësve u ankuan se mësuesi i artit u kishte treguar fëmijëve të klasës së gjashtë foto të kryeveprës pa lejen e tyre.
Reagimi i palës italiane ishte i natyrshëm.
“Është shumë e çuditshme që ikona e Rilindjes të quhet pornografike. Duhet bërë dallimi mes nudizmit dhe pornografisë, pasi nuk janë e njëjta gjë. Kjo do të thotë se ka shumë injorancë në kuptimin e fjalës, që vjen si pasojë e mosnjohjes së Biblës, kulturës, historisë së artit dhe kulturës Perëndimore në tërësi”, tha Cecile Hollberg, drejtoreshë e Galerisë Akademike, Firence.
Në të njëjtën linjë u shprehën edhe turistë të ardhur nga vetë Shtetet e Bashkuara.
“Më vjen keq që prindërit e atyre fëmijëve nuk e kuptojnë këndvështrimin e drejtorit të shkollës. Është trishtuese dhe jam i kënaqur që nuk banoj atje”, u shpreh Brian Stapley, turist nga Siatëlli, SHBA.
Michelangelo Bounarroti realizoi skulpturën gjigante në mermer mes viteve 1501-1504, pasi u ngarkua me këtë detyrë nga katedralja e Firences.
LEXONI GJITHASHTU:
- Statuja e Davidid pornografi? Robert Aliaj: Qesharake! Arti e tejkalon realitetin
- Kryevepra e Michelangelo-s në 3D, statuja e Davidit “klonohet” përmes teknologjisë në Firence