English

Polica greke përplaset me studentët në protestë kundër mbylljes së universitetit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ditën e hënë, policia greke ka përdorur gaz lotsjellës ndaj studentëve në protestë kundër mbylljes së një universiteti të famshëm në Athinë.

- Advertisement -

Pak më parë, policia ka bastisur dhe ka konfiskuar materiale të cilat sipas tyre përdoren shpesh nëpër demonstrata të dhunshme.

Ishte hera e parë që forcat policore dhe protestuesit përplasen brenda ambienteve të universitetit që nga koha kur qeveria konservatore hoqi më herët gjatë vitit “strehën akademike”.

Rreth 200 studentë kanë protestuar jashtë Universitetit të Ekonomisë dhe Biznesit ndërsa disa dhjetëra prej tyre arritën të depërtonin portën e kyçur dhe të hyjnë në oborrin përpara universitetit, thanë dëshmitarë nga vendngjarja.

Policia ka përdorur gaz dhe fishekzjarrë për të përhapur protestuesit, teksa disa prej studentëve i janë kundërpërgjigjur duke qëlluar me gurë dhe duke u përleshur me forcat policore, por kishte dhe nga ata të cilët duartrokisnin dhe brohorisnin parulla.

Të dielën, policia hyri në universitet për të marrë helmeta motorësh, maska, fikëse zjarri dhe materiale të tjera që ata deklaruar se ishin përdorur në sulmet gjatë protestave. Autoritetet e universitetit vendosën mbylljen e tij për një javë.

Partitë e majta thanë se koncepti i “strehës akademike”, e cila ndalon forcat e rendit të hyjnë në ambientet e universitetit, mbronte lirinë e shprehjes së studentëve. Por qeveria, e ardhur në pushtet në korrik, tha se ishte kthyer në një mburojë të paligjshmërisë.

Ligji i “strehës” është trashëguar pas goditjes së juntës ushtarake të asaj kohe mbi studentët më 17 nëntor 1973, kur një tank çau përmes hyrjes së Politeknikut të Athinës, duke vrarë një duzinë dhe duke rrënjosur një hije të madhe dyshimi kundrejt figurës së autoriteteve nga grekët.

Dhuna e të hënës erdhi një javë përpara marshimit të përvitshëm i cili shënon revoltën e studentëve të vitit 1973. Marshimi kthehet shpesh në një pikë fokale për protestat kundër qeverisë dhe përplasjeve në lagjen Exarchia të Athinës, të rrethuar nga universitete.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Çfarë mendimi keni për sulmet me bomba molotov ndaj institucioneve në protestën e opozitës?