English

Polici i Burgjeve qëllon me armën e shërbimit, vriten dy të rinj në Patos

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Patosi u trondit nga një krim i rëndë sot në mesditë. Dy të rinj humbën jetën pasi u vranë me armë zjarri nga një polic i burgut të Fierit

- Advertisement -

Elis Kapaj dhe Manol Rrapaj 22 dhe 26 vjeç humbën jetën pasi u qëlluan për vdekje me armë zjarri nga Martin Skëndaj.  22-vjeçari  me detyrë polic në burgun e Fierit nuk hezitoi të përdorte pistoletën e shërbimit. Ngjarja e rëndë ndodhi para poliklinikës së Patosit rreth orës 12:20 minuta.

Elis Kapaj ndërroi jetë në vend, kurse Manol Rrapaj nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë disa minuta më pas në spital. Sipas burimeve, viktimat janë kushërinj me njëri-tjetrin.

Uniformat blu arritën t’i vënë prangat menjëherë autorit te vrasjes së dyfishtë. Për hetuesit motivet e krimit mbeten ende të paqarta.

Sipas informacioneve të para dyshohet se polici Burgjeve, Martin Skëndaj kishte një konflikt të hapur me njërin prej viktimave, për shkak të një femre.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Çfarë mendimi keni për sulmet me bomba molotov ndaj institucioneve në protestën e opozitës?