English

Policia aksion në ‘Myslym Shyr’|Sekuestron 1 kg kokainë, në pranga 3 persona (EMRAT)

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Tre persona janë arrestuar në flagrancë nga agjentët e antidrogës në Tiranë.

- Advertisement -

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se personat e arrestuar janë shtetasit Paulo Shyti, Xhelo Ajasllari dhe Ervin Rakipi.

Gjatë kontrollit në një aksion policor në zonën e “Myslym Shyrit”, atyre u është sekuestruar rreth 1 kilogram kokainë.

Të rinjtë u kapën në tentativë për të shitur lëndën narkotike. Lënda narkotike u gjet në makinën e tyre.

Ndërkohë vijojnë hetimet për të parë nëse ka persona të tjerë të përfshirë në në shitjen e drogës.

Njoftimi i Policisë:

DVP Tiranë

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Collaboration 3”.

Sekuestrohen 1 kg e 130 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

Vihen në pranga 3 shtetas.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të mbështetura nga inteligjenca operative, dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Tempulli 3”, në kuadër të një procedimi penal ndjekur me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Collaboration 3”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: P. Sh., 35 vjeç, Xh. A., 23 vjeç, dhe E. R., 43 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në rrugën “Myslym Shyri”, shtetasit e lartpërmendur, dhe gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit P. Sh., shërbimet e Policisë i gjetën 1 kg e 130 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Gjatë ndërhyrjes, shtetasi E. R. nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë.

Lënda narkotike, së bashku me një automjet dhe celularët e shtetasve të arrestuar, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?