Policia e Shtetit ka ndëshkuar disa qytetarë dhe administratorë lokalesh, të cilët janë kapur në shkelje duke mos respektuar rregullat e caktuara nga qeveria shqiptare.
Në raportimin e përditshëm, strukturat e policisë bëjnë me dije se janë bllokuar 75 mjete dhe kjo masë ka vijuar edhe me pezullim e patentave. Krahas kësaj mase strikte, policia ka gjobitur me gjobë 8 administratorë lokalesh për thyerje të rregullave.
Dy persona të tjerë janë gjobitur pasi u konstatua se nuk kanë respektuar rregullin e vetëizolimit. Gjithashtu nuk kanë kaluar pa u ndëshkuar as këmbësorët pasi janë bërë aktorë të shkeljes së rregullave.
Përgjatë 24 orëve të fundit në të gjithë Shqipërinë janë gjobitur 234 qytetarë pasi nuk kanë respektuar oraret e lëvizjes sipas aktit normativ, i cili është vendosur nga strukturat shtetërore me qëllim frenimin e përhapjes së mëtejshme të COVID-19.