English

Policia gjobit “të pabindurit”, bllokohen mjete dhe hiqen patenta

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

- Advertisement -

Me anë të një njoftimi zyrtar, Policia e Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë evidentuar 29 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, ndërsa nuk i kanë shpëtuar ndëshkimeve me heqje patente dhe bllokim mjeti.

Po ashtu, Policia e Shtetit shprehet se janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 262 shtetas, të cilët janë kapur në flagrancë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Fokusi i policisë ka qenë gjithashtu edhe veprimtaria e njësive tregtare. Kështu, në 24 orët e fundit janë konstatuar 6 njësi tregtare që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve janë aplikuar masa administrative.

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?