English

Policia hedh gaz lotsjellës në protestën e veteranëve të UÇK-së, një i plagosur

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë hyrë të në oborrin e Kuvendit të Kosovës gjatë protestës së tyre në Prishtinë.

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, prej ku raportohet se një polic ka mbetur i plagosur.

Kjo protestë u thirr në shenjë pakënaqësie për mospërfshirjen e veteranëve në rritjen e pagës minimale.

Pensioni i veteranëve është i njëjtë me pagën minimale në Kosovë, por në projektligjin e miratuar nga Qeveria e Kosovës për rritje të kësaj page, nuk është përfshirë edhe rritja e pensionit të veteranëve.

Sipas këtij projektligji, paga minimale do të rritet në 264 euro bruto, apo 250 euro neto.

Kjo pagë aktualisht është 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç dhe 170 euro për të punësuarit mbi 35 vjeç.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?