English

Policia kufitare bllokon tre motoskafe në Sarandë pas ngjarjes në Himarë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia Kufitare e Portit Sarandë ka ndrmarrë një aksion duke bllokuar mjetet lundruese me shkelje, pa dokumentacionin përkatës dhe që po bëhen shqetësim për pushuesit.

- Advertisement -

Pas tragjedisë në plazhin e Potamit, policia ka marrë masa duke mos lejuar asnjë mjet lundrues, gomone, skaf, apo motoskaf në brigjet e Sarandës.

Mësohet se janëbllokuar tre motoskafe, qe lundronin pranë bregut. Konkretisht, u bë i mundur bllokimi i dy jetskive në pronësi të shtetasit R.C. dhe një jetski në pronësi të shtetasit R.H.

Gjithashtu, në fazë verifikimi janë edhe dhjetëra mjete të tjera lundruese, ku janë duke u kryer kontrolle mbi dokumentacionin e tyre.

Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e së martës në plazhin e Potamit në Himarë, ku një fëmijë e mitur u përplas për vdekje teksa ishte në breg, nga një skaf i cili drejtohej nga shtetasi Arjan Tase.

Ai mbante detyrën Shef Seksioni i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan dhe pas kësaj ngjarjeje, është përjashtuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Dyshohet se Arjan Tase humbi kontrollin e mjetit lundrues dhe përplasi për vdekjen fëmijën në bregun e detit.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×