English

Policia me “çimka”, qeveria i jep të drejtë të kryejë përgjime

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Qeveria ka depozituar në Parlament pesë projektligje si masa shtesë për të luftuar krimin e organizuar, por më pikanti është ai që autorizon Policinë e Shtetit të kryeje përgjime pa urdhër prokurori.

- Advertisement -

Policia e Shtetit pritet të forcohet më shumë duke marrë të drejtën që të kryejë përgjime pa pasur nevojë për një urdhër të Prokurorisë. Në tavolinat e punë së deputetëve gjendet tanimë edhe një projektligj të ri që autorizon uniformat blu që të bëjnë përgjime pa patur nevojë për një urdhër prokurori.

Drafti në fjalë, i jep të drejtë drejtorive vendore të Policisë së Shtetit ose asaj qendrore që të autorizojë njësitë e hetimit që të kryejnë tri lloje përgjimesh, ambiental në ambiente publike apo në mjetet e transportit publik, përgjim me foto dhe video si edhe mbikëqyrjen e fshehtë të personave të dyshuar për kryerjen e veprimtarive kriminale.

Hartuesit e draftit janë treguar të kujdesshëm, që përgjimin më sensitiv, atë të telefonit, të bëhet vetëm me autorizimin nga Prokuroria pa prekur ligjin që është në fuqi. Sipas projektligjit autorizimi për këto lloje përgjimesh do të zgjasë për tri muaj, përveç mbikëqyrjes së fshehtë e cila është lënë me një afat të pacaktuar.

Qeveria në relacionin shoqërues të projektligjit e argumenton domosdoshmërinë e kësaj nisme duke theksuar se nëpërmjet masave të veçanta dhe ndryshimeve të tjera, Policia do të jetë në gjendje të vihet në kohë në dijeni dhe të marrë masa për zbulimin e autorëve të veprave penale, si dhe personave që ndihmojnë apo favorizojnë kryerjen e këtyre veprave.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?