English

Policia ndëshkon të pabindurit, gjobiten 65 qytetarë, bllokohen mjete dhe patenta

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Strukturat e Policisë kanë vijuar kontrollet në të gjithë territorin e vendit pët të zbatuar masat kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e virusit vdekjeprurës COVID-19.

- Advertisement -

Sipas policisë, në 24 orët e fundit është evidentuar një shtetas nga Tirana që ka thyer rregullin e vetëkarantinimit dhe është ndëshkuar me gjobë 700.000 lekë.

Në shkallë republike janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 65 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye emergjente apo të justifikuar.

Po gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, janë evidentuar 76 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, ndërkohë janë konstatuar edhe 9 subjekte tregtie që nuk kanë respektuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masë administrative 100.000 lekë për secilin.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?