Si masë ekstra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot vendimin për të mbyllur të gjitha baret, lokalet dhe restorantet në Tiranë dhe Durrës.
Pas këtij vendimi, Policia e Shtetit ka nisur aksionin për mbylljen e lokaleve ku vijojnë të grumbullohen njerëz.
Ndërkohë, është caktuar një gjobë prej 2 milionë lekë për të gjithë ata që nuk zbatojnë vendimin dhe rihapin lokalin në shkelje të rregullit që do të jetë në fuqi deri në një lajmërim të dytë.