English

Policia nuk fal shkelësit, gjobiten 190 qytetarë, bllokohen mjete dhe patenta

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

190 persona të cilët nuk zbatuan urdhrin e dhënë për qëndrimin në banesë në oraret kufizuese, janë ndëshkuar me 10 mijë lekë  reja , ndërsa 2 prej tyre, në Shkodër, janë proceduar në gjendje të lirë, për kundërshtim të punonjësit të Policisë.

- Advertisement -

Policia e Shtetit bën me dije se në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 98 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti. 

Duke nisur nga kjo e shtunë oraret kanë ndryshuar, autoritet prej orës 13:00 të ditës së sotme deri në orën 05:00 të ditës së hënë ndalohet qarkullimi për të gjithë qytetarët dhe automjete.

Nga ky rregull, përjashtohen mjetet e trasportit të mallrave dhe produkteve ushqimore vetëm për të furnizuar marketet dhe minimarketet, Policia e Shtetit, Forcat e Armatosura, SHPSF-të, Policia e Burgjeve, njësitë kritike të shërbimeve shtetërore dhe atyre të kompanive mediatike, si dhe ata të përfshirë në listat e bashkive për shërbime të ndryshme dhe shërbimet në banesë. Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama, theksoi se do të përdoret ujë dhe gazlotsjellës për të gjithë qytetarët që nuk respektojnë rregullat e shtetrrethimit gjatë kësaj fundjave.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?