English

Policia rrit prezencën në Veri

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në ditët në vijim, në katër komunat në veri të Kosovës, do të rritet prezenca policore, bëri të ditur Policia e Kosovës.

- Advertisement -

“Prioritet i Policisë së Kosovës është ofrimi i sigurisë për të gjithë qytetarët, andaj duke vlerësuar situatën dhe rrjedhat aktuale në komunat veriore, policia ditëve në vijim do të rrisë prezencën policore në veri me qëllim të arritjes së objektivave të policisë”, u tha në njoftimin e këtij institucioni të sigurisë.

Në video të publikuara mbrëmjen e 8 dhjetorit u panë disa zyrtarë policorë në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut. Ky është një vendbanim multietnik, ku banojnë shqiptarë, serbë dhe boshnjakë, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Më 6 dhe 7 dhjetor, në komunat në veri të Kosovës ka pasur incidente me armë zjarri dhe me granata. Të martën, autoritetet bën të ditur se zyrat e komisioneve komunale zgjedhore u dëmtuan nga “mjete të rrezikshme”, nga grupe dhe persona “të maskuar”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×