Administratori dhe pronarja e një subjekti te “Pema e Thatë” në Ksamil janë nën hetim. Ata kanë vendosur shezlongë dhe çadra të tjera në këtë zonë, pa lejen përkatëse.
Nën hetim është dhe administratori i një subjekti tjetër, të paregjistruar në organet tatimore, i cili zuri hapësirën publike në plazh, në vendin e quajtur “Ishujt”.
Policia ka sekuestruar 550 çadra dhe shezlongë.
Operacioni është zhvilluar në kuadër të kontrollit të vijës bregdetare dhe lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU: