English

Policia spanjolle u këndon familjeve të izoluara në Majorka

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Disa oficerë policie janë filmuar teksa luanin muzike dhe duke u kënduar banorëve të izoluar në shtëpitë e tyre në ishullin spanjoll të Majorkës, gjatë ditës së tetë të karantinës mbarëkombëtare për të ngadalësuar përhapjen e coronavirusit.

- Advertisement -

Qeveria spanjolle ka kërkuar të shtyjë gjendjen e jashtëzakonshme deri më 11 prill, masë e cila është vendosur për të kontrolluar epideminë e dytë më të madhe në Europë të coronavirusit, ndërsa disa krahina kanë bërë thirrje për masa edhe më të ashpra izoluese në luftën kundër pandemisë.

Deri më sot Spanja ka 2,182 viktima dhe mbi 33 mijë të prekur.

Një banor i Majorkës, Heidi Friedenberger, ka filmuar dy oficerë police teksa këndonin me kitarë një këngë për fëmijë teksa banorët vështrojnë nga dritaret e shtëpisë së tyre.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?