English

“Policia sulmoi protestuesit”, deputetja e PD: Bashkuam qytetarë nga gjithë vendi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Deputetja e PD, Dhurata Çupi e cila ishte pjesë e protestës së sotme të organizuar nga PD, than në një deklaratë për Euronews Albania se çdo protestë e thirrur nga opozita, ka bashkuar dhe sjellë qytetarë të shumtë nga e gjithë Shqipëria.

- Advertisement -

“Kjo është një protestë më shumë pjesmarrje. Çdo protestë që organizon opozita ka prani të mbështetësve dhe pjesmarrësve që vinë nga e gjithë Shqipëria. Në disa pika të Tiranës ka pasur organizim të protestës nën kryesimin e liderve të PD dhe të opozitës shqiptare.

Ndër të tjera, Çupi theksoi se ajo çfarë u vërejt më së shumti gjatë protestës është sjellja e efektivëve të policisë të cilën ajo e përkufizon si aspak profesionale.

“Ajo që është për tu ardhur keq është sjellja politike e policisë që është aspak profesionale. Një polici e vënë në dispozicion të pushtetit, e padëgjuar të provokohen qytetarët se protestojnë. E drejta e protestës është një e drejtë kushtetuese dhe themeltare në një vend demokratik. Vetëm në diktaturë ndalohet protesta dhe mendimi i lirë apo kritikat ndaj pushtetit. Ne duhet të jemi si gjithë vendet e BE ku ka protestues, denoncime dhe njerëz që ngrenë zërin”, tha deputetja e PD.

“Policia hodhi gaz lotsjellës, sulmoi protestuesit, një zonjë 80-vjeçare humbi ndjenjat, për një orë nuk erdhi ambulanca..”

E pyetur për hapin e rradhës së kësaj proteste, Dhurata Çupi deklaron se do t’i qëndrojnë në mënyrë korrekte njoftimit të bërë ndaj policisë deri në orën 20:00 për mbylljen e protestës.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

A mendoni se dhënia e 2 bonuseve për pensionistët këtë vit lidhet me fushatën elektorale?