Forca policore speciale të FNSH-së, Patrullat e Përgjithshme dhe Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me patrullën e Policisë Ushtarake, kanë ngritur një sërë pikash kontrolli në disa qytete kryesore të vendit për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.
Patrullat e lëvizshme dhe ato të stacionuara kanë vijuar të kontrollojnë drejtuesit e mjeteve apo pasagjerët, të cilët ditët e fundit kanë udhëtuar në vendet e prekura nga coronavirusi.
Kryeminsitri Edi Rama, tha dje se do të aplikohen masa drastike për të gjithë ata persona, që kanë vizituar ditët e fundit vendet e prekura me virus dhe që nuk vetëizolohen, do të gjobiten në vlerën e 5 mijë eurove.
“Ata që janë kthyer 14 ditë e fundit nga Italia apo nga Greqisë nga zonat të tjera të prekura të vetëizolohen në shtëpinë e tyre.Sot do të dalë në rrugë një formacioni përbashkët Policisë së Shtetit dhe Policisë së Shtetit që do të organizojnë postblloqe për kontrolle të automjeteve dhe do të ndalojnë dhe do të verifikojnë nëse në automjet ka të ardhur nga Itali apo Greqia në 14 ditët e fundit, të cilët ndalohen të dalin nga shtëpia për 14 ditë nga ardhja e tyre. Nga nesër, kush prej tyre do të kapet në rrugë do të dënohet me 5 mijë euro gjobë dhe madje, që të jemi të qartë do të ndalohet të largohet nësër në Itali pasi ikjes së epidemisë nëse nuk ka paguar gjobën”, tha Rama.