English

Policia e Shtetit: Si do të lëvizin këmbësorët në zonat urbane, nga data 30 mars

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Duke nisur nga dita e hënë, asnjë qytetar në zonat urbane nuk do të lejohet që të dalë nga banesa nëse nuk ka autorizim. Policia e Shtetit sqaron se nga data 30 mars e në vijim, një pjesëtarë i familjes mund të marrë leje për të dalë për vetëm një orë në fashën e orareve 05:00-13:00, për të bërë pazar apo blerë ilaçe.

- Advertisement -

““Leja për dalje” është vetëm 1 orë në ditë dhe miratohet vetëm për 1 pjesëtar të familjes, në atë ditë. Sistemi ndërvepron me Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, ku verifikohet përkatësia familjare e aplikantit dhe mesazhi miratues që mbërrin në telefonin e qytetarit është konfirmim për strukturat e Policisë. Policia e Shtetit rikujton se “Leja për dalje” do t’i refuzohet çdo pensionisti, si një nga grupmoshat më të rrezikuara për t’u prekur nga COVID-19”, bën të ditur Policia e Shtetit.

Për rastet e fatkeqësive, emergjencave, urgjencave apo sëmundjeve që kërkojnë trajtim mjekësor në institucionet e shëndetësisë, qytetarët duhet të telefonojë në numrin  112 apo 129 dhe të presë konfirmimin për lëvizjen.

Gjithashtu, në orarin 05:00 deri 13:00, nuk do lejohet asnjë qytetar të dalë nga banesa, përveç kësaj kategorie që do pajiset me autorizim, si dhe atyre që janë në punë dhe kanë autorizime të mëparshme. Asnjë qytetar tjetër nuk do lejohet të dalë për arsye të tjera, si shëtitje, qëndrime në parqe e lulishte, sport apo lëvizje pa asnjë arsye.

Në zbatim të këtyre masave kufizuese, Policia e Shtetit apelon për familjarët që duan të bëjnë pazar apo të blejnë ilaçe që të aplikojnë në e-Albania apo në numrin falas 55155, pasi patrullat policore, nëse konstatojnë këmbësorë me mungesë të email-it apo mesazhit konfirmues nga e-Albania, do të aplikojnë gjobat ndaj shkelësve.

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?