English

Poliglotët në Shqipëri, 60% e qytetarëve nuk dinë asnjë gjuhë të huaj

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ekziston perceptimi se shqiptarët njohin shumë gjuhë të huaja, por të dhënat e fundit i hedhin poshtë këto pretendime. Më shumë se gjysma e qytetarëve në vendin tonë nuk dinë asnjë gjuhë tjetër veç shqipes.

- Advertisement -

E po kështu edhe numri i atyre që flasin më shumë se një gjuhë të huaj, apo siç njihen ndryshe, poliglotët, është gjithashtu shumë i ulët. Gazetarja e “Euronews Albania”,  Romina Braho, zhvilloi një bisedë me një 26-vjeçare, e cila tregoi eksperiencën e saj se sa të vështirë e ka patur mësimin e një gjuhe të huaj.

Dionisa Rapushaj, 26 vjeçarja nga Mallakastra hyn tek ai përqindëshi i vogël i shqiptarëve që njohin disa gjuhë të huaja.

Unë kam mbaruar Fakultetin e Shkencave Sociale dega psikologji, zotëroj katër gjuhë të huaja. Aktualisht jam në fazat e para të mësimit të një gjuhe të pestë. Flas gjuhën angleze, italiane, gjermane, spanjolle dhe po mësoj gjuhën frënge”, tha Dionisa.

Sipas një raporti të Eurostat në vitin  2019 thuajse 60% e shqiptarëve nuk dinë asnjë gjuhë huaj, një nga përqindjet më të larta në krahasim me vendet e Bashkimit Europian dhe vendet kandidate për t’u anëtarësuar.  Dhe vetëm 3.2% e popullsisë shqiptarë njohin 3 ose më shumë gjuhë të huaja, ku edhe për këtë kategori shënojnë ndër përqindjet më të ulëta në Evropë.  

Dionisa na tregon se mësimi i gjuhëve të huaja nuk është i vështirë,  por gjithçka duhet është vetëm vullnet dhe disiplinë.

“Kam nisur me gjuhën diku angleze në moshën 10-vjeçare. Kam qenë në klasën e katërt, ka qënë kohë kur sapo kishin filluar kurset e gjuhëve të huaja. Kam shkuar tre apo katër muaj, dhe pastaj më thotë babai: duke qenë se po ecën kaq mirë, pse nuk marrim libra në shtëpi edhe fjalorë dhe ta mësosh gjuhën në mënyrë të pavarur. Pastaj duke parë në televizor më dukej sikur kuptoja shumë mirë italisht dhe thashë se “do ishte shumë e lehtë”, por kur e nisa më pas me gramatikë dhe me libra nuk rezultoi kaq e lehtë. Gjuhën spanjolle kam pas të lehtë sepse ka ngjashmëri më italishten”, tha ajo.

Sipas Dionisës mësimi i gjuhëve të huaja është gjithmonë një investim i vlefshëm.

“Në themi shpesh herë që diplomat e gjuhës së huaj blihen, por unë e bëj më dëshirë dhe pres që të më sjellë fryte një ditë”-tha ajo.

E për të gjithë ata që e shohin të pamundur mësimin e disa gjuhëve të huaja, Dionisa ka disa këshilla.

“Sot e para gjë është të motivoni veten, kryesorja është të vrasësh veshin me gjuhën. Fëmijët e vegjël nuk e kuptojnë rëndësinë  gjuhëve të huaj, por fëmijët duhen inkurajuar nga prindërit. Nëse nis gjuhën në moshë të vogël e mëson më kollaj, përqendrohesh më shumë, por thelbi është disiplina”

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?