English

Politika kosovare mbetet e ndarë për tarifën 100 % ndaj mallrave serbe

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga partia e ish-Kryeministrit, Ramush Haradinaj dhe me përkrahjen e dy partive të tjera opozitare, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur të gjejnë konsensus për taksen 100% ndaj mallrave serbe dhe boshnjake.

- Advertisement -

Si rezultat i 8 orëve debat, nuk ka pajtueshmëri mes partive më të mëdha të përfaqësuara në kuvend, partitë në pushtet nuk pajtohen mes vete, ndërsa qëndrime të ndryshme kanë secili grup i madh parlamentar. Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, I cili ka thirrur seancën, ripërsëriti qëndrimin e partisë së tij se taksa 100% nuk duhet të hiqet e as zëvendësohet me reciprocitet.

Rexhep Selimi, shef i grupit parlamentar të Vetëvendosjes tha se janë për reciprocitet dhe për heqjen e saj. Por, kundër tij doli partia bashëqeverisëse me Vetëvendosjen, Lidhja Demokratike e Kosovës. Shefi i deputetëve të këtij grupi tha që Kosova duhet të heqë pa kushte taksën, ashtu siç kanë kërkuar amerikanët.

Në anën tjetër Partia Demokratike e Kosovës, kërkon pezullimin të taksës për 120 ditë, por nuk ka dhënë qëndrim të qartë për reciprocitetin.

Kryeministri Albin Kurti ripërsëriti ofertën që e kishte bërë në konferencën për media javën e kaluar. Dikur në krye të Kuvendit, tani opozitar, Kadri Veseli theksoi se taksa ishte një ndër arsyet pse kishte rënë qeveria e Haradinajt, duke I dërguar mesazh kryeministrit Kurti.

 Ndërsa shefi i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj i tha Kurtit që pasi kishte deklaruar që Presidenti nuk duhet të udhëheqë dialogun, mos të sillet si opozitar.  

Derisa po zhvillohej seanca brenda, një aksion simbolik nga aktiviztët e AAK-së e bënë para qeverisë. Me mesazhet se parimet e Albin Kurtit kanë vdekur, një arkivol me disa mbishkrime u vendos para ndërtesës së Qeverisë.

Aksione kishte dhe brenda sallës plenare, ku deputetet e AAK-së vendosën pankarta me mbishkrimet “Serbia Kalon”, duke iu referuar pankartave të Albin Kurtit opozitar “Serbia nuk Kalon”. 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?