English

Pompeo: “Do të vazhdojmë t’u ndalojmë hyrjen në SHBA zyrtarëve të korruptuar”

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

“Shtetet e Bashkuara do t’i shtojnë përpjekjet për të luftuar korrupsionin në mbarë botën”. Është ky mesazhi i sekretarit amerikan të Shtetit Mike Pompeo në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit. Sekretari i shtetit vuri në dukje efektivitetin e një strategjie gjithëpërfshirëse që ky fenomen jo vetëm të minimizohet, por edhe të parandalohet. 

- Advertisement -

Korrupsioni fuqizon dhe mbështet udhëheqësit autokratë, dobëson besimin tek sistemet demokratike dhe krijon mundësi për aktorë të tretë që të shfrytëzojnë vendet partnere të Shteteve të Bashkuara.

Sekretari Pompeo njoftoi se gjatë vitit 2019, për shkak të përfshirjes në korrupsion madhor, rreth 40 zyrtarë të huaj dhe anëtarët e familjeve të tyre janë përfshirë në një listë, të cilëve u ndalohet hyrja nga Departamenti i Shtetit. Nga Shqipëria në këtë listë, janë tre ish-zyrtarë dhe familjet e tyre. I fundit i përfshirë ishte ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako

E njëjta masë është marrë më përpara edhe për ish-prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe ish-deputetin Tom Doshi.  

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×