Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo i ka dërguar një letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti duke e uruar për formimin e qeverisë së re.
Ndër të tjetra Sekretari Pompeo i shkruan Kurtit se shpreson në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe i ka kërkuar heqjen e taksës 100% të vendosur nga ish-Kryeministri, Ramush Haradinaj.
Ndërkaq edhe Ambasadori amerikan në Kosovë e ka uruar Kryeministrin Kurtin duke u shprehur se duhen forcuar më tej marrëdhëniet e ngushta mes të Kosovës dhe ShBA-së, në zhvillimin e paqes dhe prosperitetit në vend.