English

Porti i ri i Durrësit| Shpallet tenderi 390 mln euro si investim në porto Romano

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Porti i ri tregtar i Durrësit do të kushtojë 390 mln euro.

- Advertisement -

Shuma është caktuar në tenderin, ku do të kërkohet edhe kompania ndërtuese.

Qeveria pritet që të hapë shumë shpejt tenderin 390 milionë euro për ndërtimin e portit të ri tregtar në Durrës.

Në Agjencinë e Prokurimeve ështe shpallur procedura, bashkë me detajet e kontratës.

Sipas dokumenteve, është llogaritur që ndërtimi të kushtojë 39 miliardë lekë, ose rreth 390 milionë euro me kursin aktual.

Autoriteti Portual i Durrësit do të këshillohët në procedurën e tenderimit të portit nga kompania hollandeze Royal Haskoning.

Pak ditë më parë, Autoriteti nënshkroi një kontratë me negocim të drejtëpërdrejtë në vlerën 12 milionë euro me kompaninë holandeze për konsulencë dhe mbikqyrje në ndërtimin e portit të ri.

Kjo është vetëm faza e parë e ndërtimit të portit të ri të mallrave, i cili po zhvendoset në zonën e Porto Romanos.

Nevoja për zhvendosjen e portit tregtar erdhi, pasi porti ekzistues do të kthehet në një mjedis në funksion të turizimit dhe qytetit, me projektin që po zhvillohet për ngritjen e një kompleksi me hotele, ristorante e kulla rezidenciale.  

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?